28 Mars 2024

Vendimi në rigjykim të rastit “Muja&Co” është i padrejtë

Prizren, 1 shtator - Vendimi i Gjykatës së Apelit për kthimin në rigjykim të rastit “Muja&Co.”  është i padrejtë dhe i papranueshëm. 

Ky vendim është absurd, këtë e dëshmon edhe arsyetimi që kjo Gjykatë e jep në përshkrimin e “shkeljeve” të cilat thotë se janë bërë gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën Themelore.

Neni 384 dhe 3 paragrafe të nenit 370(të përmendura në aktgjykim) të Kodit Penal të Kosovës kanë të bëjnë me çështje proceduriale dhe teknike në relacionet mes Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore dhe si të tilla janë krejtësisht irrelevante sa i përket kontestimit të veprave penale të të pandehurve: Ramadan Muja, Minir Krasniqi, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci.

 Shkeljet e pretenduara të Gjykatës së Apelit nuk amnistojnë aspak abuzuesit e detyrës zyrtare me në krye Ramadan Mujën, sepse veprat penale të tyre janë të pakontestueshme, faktike dhe të pamohueshme, madje kundërshtimi i tyre nuk përmendet në asnjë rast në këtë aktvendim.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit, ngrit dyshime për inskenim të qëllishmëm të shkeljeve të neneve të lartpërmendura, në mënyrë që rasti të kthehet në rigjykim, me të vetmin qëllim që Ramadan Mujës t’i mundësohet  që, të këtë të drejtë (të paktën) legale për ta vazhduar mandatin si kryetar.

Mirëpo, kthimi në rigjykim i këtij rasti përbën precedent të rrezikshëm  sepse veprat kriminale që i kanë kryer të lartë-përmendurit janë shumë më të dëmshme sesa shkeljet e proceduriale(të qëllimshme) të  ndodhura gjatë gjykimit të tyre.
Konsiderojmë që procesi gjyqësor ndaj Ramadan Mujës nuk është vetëm çështje juridike. Institucioni i kryetarit të komunës që ai e mbanë, përveç legalitetit i nevojitet edhe legjitimiteti, të cilin ai e ka humbur që nga momenti që është dënuar, me 13 mars 2014. E meqenëse ai legalitetin po e mbanë përmes korruptimit të drejtësisë dhe për legjitimitet e besueshmëri qytetare nuk dëshiron t’ia dijë, ne kemi vendosur të mos e njohim atë për kryetar.

 Prizreni nuk ka kryetar komune, institucioni i kryetarit është bosh dhe ftojmë të gjithë qytetarët që, çfarëdo vendimi që u vjen nga institucioni i kryetarit, të mos e përfillin!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)