24 Prill 2024

AKI pajis me kartela agjentët e saj

Prishtinë, 1 shtator - Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), përmes një njoftimi për media, ka bërë me dije se Drejtori i këtij institucioni, Agron Selimaj, pas konsultimit me Kryeministrin Isa Mustafa, ka lëshuar në qarkullim Kartelat e Identifikimit për të gjithë punonjësit e AKI-së.

Njoftojmë opinion publik, se Drejtori i AKI z. Agron Selimaj, pas konsultimit me Kryeministrin e Republikës se Kosovës z. Isa Mustafa, ka lëshuar ne qarkullim Kartelat e Identifikimit për te gjithë punonjësit e AKI.

Pajisja e punonjësve te AKI me Kartelat e Identifikimit paraqet formën me te sigurt te bashkëpunimit mes AKI, institucioneve relevante dhe qytetarëve te Republikës se Kosovës.

Çdo keqpërdorim i Kartelave te Identifikimit te AKI është e ndëshkueshme sipas legjislacionit relevant. Andaj, ne raste te tilla, ftojmë te gjithë qytetaret te lajmërojnë veprimet e kundërligjshme ne nr. e tel: 038/260-250 apo ne [email protected]

Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)