20 Prill 2024

Gjykata e Apelit kthen rastin Muja në rigjykim

Prishtinë, 1 shtator - Gjykata e Apelit e Kosovës, ka pranuar ankesat e parashtruara nga avokatet mbrojtës në çështjen penale ndaj  kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe të pandehurve të tjerë të këtij rasti, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren.

Kolegji vendosi që i njëjti të anulohet, dhe çështja t’i kthehet gjykatës se shkallës se parë për rigjykim.

Apeli gjen se aktgjykimi në fjalë përmban shkelje esenciale te nenit 384, paragrafi 1.12 lidhur me nenin 370 paragrafi 6,7 dhe 8 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës, prandaj si i tillë është i paqëndrueshëm ligjërisht dhe është dashur të anulohet.

Seanca e kolegjit në këtë rast është mbajtur me 09.06.2015, ndërsa seanca për këshillim dhe votim me 22.07.2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)