25 Prill 2024

"Nxënësit s'duan Zajednicë" dhe "JO Zajednica"

Prishtinë, 1 shtator - Organizata jonë, \"Nxënësit Aktiv\", sot ndermorri një aktivitet në 6 shkolla të Prishtinës: \"Sami Frashëri\" (shoqëror), \"Sami Frashëri\" (natyrorë), \"Xhevdet Doda\", Shkolla e Mjekësisë \"Ali Sololi\", \"28 Nëntori\" dhe Shkolla e Bujqësisë, ku vendosëm çarçafë me mbishkrimin \"Nxënësit s\'duan Zajednicë\" dhe \"JO Zajednica\"

Për ne, si të rinjë të këtij vendi, ka ardhur koha që të jemi e tashmja, sepse si të paangazhuar dhe duke u gënjyer nga motoja monotone \"..ju jeni e ardhmja\" u bindem që e ardhmja jonë po del të jetë rruga për në kampet e Hungarisë dhe nepër kontejner e Evropës.

Ne, më këtë aktivitet simbolik, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta ngrisin zërin e tyre në mbrojtje të shtetit tonë, në mbrojtje të të drejtave tona!

Na premtuan dije, por na servuan rrugën e krimit!
Na premtuan punë, por na dhanë rrugën e migrimit!
Na premtuan sovranitet, por na dhanë një shtet serb brenda Kosovës!

Si gjithnjë, do ketë nga ata që do të na këshillojnë se s\'duhet të merremi me politikë, por le ta shikojnë hisorinë tonë dhe do ta kuptojnë se janë gabim. Ajo na mëson se, sikurse të tjerët, edhe ne duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe të punojmë për përparimin e tij!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)