24 Prill 2024

Sot fillon zbatimi i Pakos së re Fiskale

Prishtinë, 1 shtator -  Ministri i Financave, ka njoftuar se duke filluar nga sot të gjitha produktet esenciale do ta kenë një masë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në 8 %, nga 16 % sa ishte më parë.

Ministri i Financave ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i cili që nga sot është në fuqi.

Udhëzimi Administrativ nr. 03/2015 për TVSH, përveç sqarimeve të tjera përfshinë edhe shtojcën nr. 1, e cila përmban artikujt që do të tatohen me normën e reduktuar prej 8%.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët janë deklarues të TVSh-së, nga sot, më 01 Shtator 2015, duhet të aplikojnë normën 8% dhe 18%, varësisht nga furnizimi i mallit apo shërbimit.

Ministria e Financave inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t\'i përgjigjen detyrimeve tatimore të parapara me Ligjet e reja Tatimore, në mënyrë që të mos ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor.

Fillimi i zbatimi të Pakos së re Fiskale, fillon me:

Ligji nr. 05/L-037 Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,

Ligji nr. 05/L-028 Për Tatimin në të Ardhura Personale, dhe

Ligji nr. 05/L-029 Për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)