19 Prill 2024

Në Gjykatën e Apelit, filluan punën tetë gjyqtarë të rinj

Prishtinë, 1 shtator - Tetë gjyqtarë të rinj, të cilët ditë me parë u dekretuan  nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj.Atifete Jahjaga, sot kanë filluar punën në Gjykatën e Apelit. Gjashtë nga ta, kontributin e vet do ta japin në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil,  një në Departamentin e Çështjeve Ekonomike, dhe një tjetër në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Gjyqtarët në fjalë, janë dëshmuar për sukses dhe profesionalizëm në gjykatat themelore ku  kanë shërbyer deri me tani.  Pesë  prej tyre, Mahir Tutuli, Hava Haliti, Albert Zogaj, Nehat Idrizi dhe Rafet Haxha, vinë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ndërsa tre të tjerët, Qerim Ademaj  nga Gjykata Themelore Pejë, Fejzullah Rexhepi - Gjykata Themelore në Ferizaj, dhe Isa Shala - Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj. 

Me angazhimin e tyre, numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, arrin në 38. Në bazë te planit të punës, pritet që kjo gjykatë, tash e tutje, të kryej për çdo muaj, mbi 200 lëndë me shumë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)