24 Prill 2024

Bajrami: 1 shtatori është një datë shumë e rëndësishme në kalendarin e jetës tonë

Prishtinë, 31 gusht - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me rastin e  1 shtatorit fillimit të viti të ri shkollor, ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit.

Të respektuar mësimdhënës,
Të dashur nxënës,
 
1 shtatori është një datë shumë e rëndësishme në kalendarin e jetës tonë, sepse kjo datë shënon një ngjarje të veçantë: fillimin e mësimit, pas një pushimi të gjatë.

Jam i sigurt se të gjithë ne do të punojmë së bashku që vërtetë ky vit shkollor të jetë i suksesshëm, të rezultojë me ngritjen e cilësisë, me një angazhim të gjithëmbarshëm të shoqërisë kosovare, sepse nuk ka prioritet më të madh se sa investimi në edukim.

Të respektuar mësimdhënës,

Ju jeni shtylla e arsimit. Shekulli i ri, kërkon edhe më shumë angazhim dhe përkushtim në përgatitjen e nxënësve. E ardhmja si një shtet i zhvilluar dhe i përparuar, është pikërisht në duart tuaja sot. Ne do të jemi gjithmonë afër juve, që së bashku të realizojmë synimin për cilësi. MAShT do të krijojë mundësi të reja për përgatitjen tuaj, që të jeni sa më kompetent në punën tuaj.

Nxënës të dashur,

Urimin e parë ua dedikoj atyre që për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës. Mirë se erdhët në shkollë, vogëlushë të klasës së parë! Urime edhe për të gjithë nxënësit e klasave të tjera. Shpresoj të keni motivimin e duhur për të marrë dije, në mënyrë që nesër të jeni të aftë për ndihmuar familjen dhe shoqërinë.

Suksese!

Prof. Dr. Arsim Bajrami
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)