29 Mars 2024

Jahjaga takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovën

Prishtinë, 31 gusht -  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim lamtumirës Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovën, zonjën Louise LaRocque, në përfundim të mandatit të saj.

Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin që Ambasadorja LaRocque ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për mbështetjen e pakursyer të shtetit mik të Kanadasë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi si të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit ndër shtetëror me theks në fushën e zhvillimit ekonomik, duke theksuar se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuar të ndërtojnë të ardhme prosperuese, si kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ambasadorja LaRocque shprehu mirënjohjen për përkrahjen e Presidentes Jahjaga, duke vlerësuar progresin që Kosova dhe qytetarët e saj kanë bërë në ndërtimin e paqes, ajo tha se Kanadaja do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e pakursyer për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)