26 Prill 2024

Problemet energjetike ndikojnë tek VALA

Prishtinë, 30 gusht - Vala ka njoftuar se tashmë për problemet e mëdha energjetike në gjithë territorin e vendit tonë. Kjo situatë ka ndikuar edhe në rrjetin operativ të Vala-s duke nxjerrë nga funksionimi i rregullt disa stacione bazë dhe pamundësuar komunikimin normal në disa lokalitete dhe regjione.

Ekipet teknike të Vala-s janë vënë menjëherë në veprim që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm dhe në çdo moment pritet të sanohet kjo gjendje e tejzgjatur për shkak të problemeve të furnizimit me energji elektrike nga ana KEDS/KEK.

Vala mbetet përkrah konsumatorëve të saj edhe në situata të tilla duke përmbushur në mënyrë cilësore dhe kualitative nevojat e konsumatorëve të saj për komunikim sa më të mirë.

Vala kërkon mirëkuptim dhe ndjesë të gjithë konsumatorëve të afektuar me këtë rast, për këtë gjendje të krijuar që nuk është në kompetencën e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)