25 Prill 2024

Ymeri i kërkon debat publik kryeministrit Mustafa

Prishtinë, 29 gusht - Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri, vlerëson se në emisionin e mbrëmshëm në RTK Isa Mustafa për anjë moment nuk e foli të vërtetën për Marrëveshjen.

"Herë thoshte se Zajednica nuk ka kompetenca ekzekutive, e pastaj thoshte se edhe ashtu komunat me shumicë serbe kanë pasur më shumë kompetenca se sa komunat tjera."

\"Që i bie se e drejta për t’i përbashkuar këto kompetenca në një instancë më të lartë se niveli lokal, e më të ulët se ai qendror, e bën Zajednicën pushtet të tretë, autonom, në dëm të Kosovës dhe kundër Republikës.\"

\"Thoshte se marrëveshja është kompromis, dhe pastaj kthehej e thoshte se është në përputhje të plotë me Kushtetutën, që i bie që Marrëveshja na qenka një detajizim juridik i zbatimit të të drejtave të caktuara tashmë të garantuara me të\", theksoi Ymeri.

 Ai shtori pyetjen se pse paska nevojë për një Marrëveshje kompromisi për ta zbatuar Kushtetutën?

"Nëse është kështu që komunat me shumicë serbe e paskan pranuar zbatimin e Kushtetutës së Republikës!, dhe se Serbia e paska pranuar në mënyrë indirekte Republikën e Kosovës!, atëherë këtu nuk kemi kompromis, por fitore bindëse të Republikës së Kosovës."

\"Në vend se të kërcënojë me gjuhë ‘burrnie’, Isa Mustafa duhet ballafaquar me argumente. Prandaj e ftoj në një debat publik për të diskutuar për Zajednicën, dëmin që ajo e shkakton, dhe rrezikun që i kanoset Kosovës nga ajo. Mediumin dhe gazetarin le ta zgjedh ai se kështu është mësuar.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)