29 Mars 2024

5 euro taksë për shfrytëzimin e Rrugës së Kombit

Tiranë, 29 gusht - Në shtator pritet të nisë aplikimi i tarifës 5 euro për kalimin në Rrugën e Kombit.

Katër kompani kanë dorëzuar ofertat pranë Ministrisë së Transportit të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e garës së dhënies me koncesion të autostradës Milot-­Morinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj.

Burime nga Ministria e Transportit, bëjnë të ditur se hapja e ofertave dhe vlerësimi i tyre do të bëhet më datë 15 shtator, në mënyrë që ky aks të kalohet vetëm duke paguar një taksë të caktuar. Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës ka publikuar njoftimin e kontratës për kompanitë e interesuara koncesionare dhe data 23 mars ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për kualifikim. “GSH”, bën të ditur se ministria ka në dispozicion 180 ditë për të vlerësuar ofertat përkatëse, kohë që korrespondon me muajin shtator.

Deri më tani, nga drejtuesit e këtij institucioni është thënë që taksa për kalimin në këtë rrugë do të jetë rreth 5 euro, dhe duket se kompania e përzgjedhur do të jetë ajo që ka një ofertë rreth kësaj vlere. Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në verilindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës. Objektivi kryesor i këtij koncesioni është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj.

Koncesioni do të zgjasë për një periudhë 30-vjeçare dhe kompania fituese do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa, dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeo-teknike të stabilizimit. Dhënia me koncesion e Rrugës së Kombit është lajmëruar dy vjet më parë, por duket se tashmë nuk ka më kthim mbrapa. /noa/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)