29 Mars 2024

Sinjalizuesit e korrupsionit të mos ndëshkohen, por të inkurajohen

Prishtinë, 28 gusht - Sot në Sheshin Nëna Terezë, KDI në bashkëpunim me pjesëtarët tjerë të shoqërisë civile ka organizuar një performancë “ecje dhe fishkëllimë”  në mbështetje të sinjalizuesit të korrupsionit, Abdullah Thaçi.

Ky aktivitet është vazhdimësi e aktiviteteve të shoqërisë civile për të kundërshtuar praktikën e frikësimit të qytetarëve dhe në shenjë solidarizimi me Abdullahun.

Në gusht 2015 sinjalizuesi dhe ish arkëtari i bankës ProCredit z. Abdullah Thaçi është dënuar me pesë mijë euro gjobë për shkak se ka nxjerrë jashtë bankës informata që ngritin dyshime se drejtori i arsimit të Komunës së Prizrenit z. Nexhat Çoçaj ka përfituar në mënyrë të paligjshme të holla nga buxheti i komunës së Prizrenit.

Pas publikimit të këtyre informatave, ndaj z. Çoçaj është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të cilën vazhdon t’a ushtrojë edhe më tej. Z. Çoçaj, dyshohet, që ndër të tjera, me këto mjete ka paguar këste të kredisë dhe qiranë.

Duke u nisur nga ky rast dhe raste tjera që kanë ndodhur gjatë vitit, organizatat e shoqërisë civile u kanë përkujtuar letrën e dërguar më parë institucioneve ku kërkohet amandamentimi i Ligjit për Mbrojtjen e Informatorit në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe trajtim të rasteve aktuale sipas këtyre standardeve.

Ismet Kryeziu nga KDI dhe organizatat e shoqërisë civile u bëjnë  thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve tjera shtetërore që të jenë inkurajues e jo ndëshkues ndaj praktikave që kanë për qëllim denocimin e korrupsionit për të mirën publike. Gjithashtu inkurajojmë qytetarët të vazhdojnë t’i denoncojnë publikisht praktikat korruptive për të fuqizuar institucione me integritet.

Ftohen të gjithë qytetarët që besojnë në shtetin e së drejtës, që brenda mundësive të tyre të ndihmojnë fushatën “Me Abdullah Thaçin” duke kontribuar financiarisht për grumbullimin e mjeteve të nevojshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)