20 Prill 2024

Kapen 14 aparate ilegale të lojërave të fatit

Prishtinë, 28 gusht - Oficerët doganor kanë konfiskuar 14 aparate për lojëra të fatit pas një lajmërimi nga ana e qytetarëve.
Pas pranimit të informative se në qytetin e Gjakovës ka pika të palicensuara të lojërave të fatit të cilat hapen vetëm në orët e vona, sektorët kompetent të Doganës se Kosovës kanë ndërmarrë veprimet për verifikimin dhe vërtetësinë e këtyre informative.

Pas identifikimit të lokacioneve është organizuar një aksion ku kanë marr pjesë Dogana  Policia dhe Administrata Tatimore ky aksioni ka filluar në ora 20:00.

Pas bastisjeve dhe kontrolleve të ushtruara në 4 lokacione janë gjetur parregullsi në mungesën e dokumentacionit, si mungesa e regjistrimit për zhvillimin të aktivitetit biznesor, aparate të palicensuara, aparate pa numër serik dhe pa dokumentacion përcjellës, gjithsejtë janë konfiskuar 14 aparate.
 
Aparatet janë konfiskuar, lokalet janë mbyllur si dhe  lëndët kanë kaluar në kundërvajtje doganore. Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurt në 0800 50 095.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)