19 Prill 2024

Mustafa takohet me Sekretarin e Federatës së Peshëngritjes

Prishtinë, 28 gusht- Drejtori i VALA-s, Agron Mustafa, është takuar me Astrit Hasanin, Sekretar Gjeneral i Federatës së Peshëngritjes.

\"Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive për të ndihmuar këtë sport, i cili sikurse shumica e sporteve në Kosovë, ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato financiare e deri tek ato banale, si mungesa e sallave, teknikës etj etj\", ka thënë ai.

Sipas tij të vetëdijshëm për problemet që ballafaqohen pjesa më e madhe e sporteve, artit dhe kulturës, që nga momenti i ardhjes në krye të Valës, përveq anëtarësimit në Rrjetin për Përgjegjësi Shoqërore Korporative (CSR), kam konsideruar se si kompani lider që jemi në treg për telefoninë mobile, fikse, etj etj, duhet të jemi lider edhe në plotësimin e nevojave të komuniteteve dhe grupeve të ndryshme shoqërore.

Më këtë ide në kokë morëm vendimin për të qënë sponsor gjeneral i Federatës së Futbollit dhe përfaqësueses së Kosovës dhe një varg sponsorizimesh e ndihmash të tjera në sport, kulturë art etj.

Sporti i Peshëngritjes vetëm do t\'i shtohet këtij vargu të grupeve që kanë nevojë për t\'i ndihmuar, ndërsa përfitimi do të jetë i të gjithëve. Secili qytetarë i Kosovës, do t\'a ndjejë Vala-n si kompani të vetën. Ky është edhe qëllimi i slloganit Vala Ime.

\"Sekretari i Peshëngritjes, Astrit Hasani dhe Federata e tij, që tani e bënë Vala-n të vetën. Ai dhe Federata u paisën me numra të operatorit lider në vend\", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)