27 Prill 2024

Thaçi: Kosova ka rol për të luajtur në botë

Prishtinë, 28 gusht - E përditshmja e njohur britanike “The Telegraph” ka realizuar një intervistë të gjatë me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Shefi i diplomacisë kosovare mbuloi disa tema të rëndësishme për opinionin boteror, duke filluar nga kriza e emigrantëve, lufta kunder ekstremizmit, dialogu me Serbinë, integrimet evropiane dhe Gjykata Speciale.

I pyetur për raportet mes Serbisë dhe Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi përsëriti se “ne nuk mund të harrojmë gjenocidin e kryer nga një regjim i ndyrë.  Dhe dua të ritheksoj se për hir të drejtësisë, ne kurrë nuk do të mund të barazojmë kriminelët me viktimat”.

Derisa Hungaria po regjistron një rekord të ri të valës së emigrantëve, zëvendëskryeministri Thaçi rrëfei për The Telegraph arsyet pse Samiti i kancelares gjermane Angela Merkel është i rëndësishëm në raport me çështjen e emigrantëve. Ky samit ka mbledhur liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë që, mes tjerash, të trajtojnë bashkërisht këtë problem.

Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me “sfida të jashtëzakonshme” për t’u dalë ballë dhjetëra mijëra emigrantëve që po orvaten të hyjnë në shtetet e BE-së, është shprehur Angela Merkel dje në Austri.

Dhe Hashim Thaçi i tha mediumit britanik se shteti i tij i vogël – më I varfëri dhe më i riu në Evropë – është i vendosur për të ndihmuar në këtë drejtim.

“Si udhëheqës politik i një ish-force guerile, ndjej vetëm dhimbje kur t’I shoh njerëzit duke ikur nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetën”, tha zëvendëskryeministri Thaçi, i cili ishte një nga udhëheqësit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe shtoi se emigrantët druajnë se do të mbeten të izoluar apo të lënë në fatin e tyre, të vetëm në atdheun e tyre.

Thaçi theksoi se në të njëjtën kohë, problemet e mëdha botërore kërkojnë zgjidhje të mëdha globale dhe se kosovarët mund të jenë pjesë e zgjidhjes.

“Më 1999, BE ishte feneri i të drejtave të njeriut në Kosovë. Ne së bashku me BE-në do të jemi fenerë për emigrantët nga të gjitha vendet. Kosova pjesë e koalicionit global kundër ekstremizmit radikal,” theksoi Thaçi duke nënvizuar se “Kodi shtetëror telefonik, një hap më shumë drejt njohjes së Kosovës nga Serbia”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)