29 Mars 2024

Fillon rritja e bursave kineze

Pekin, 28 gusht - Aksionet kineze janë rimëkëmbur pak, pas humbjeve tronditëse në fillim të kësaj jave, që kanë përhapur frikë në tregjet globale.

Indeksi kryesor i Kinës Shangai është rritur të premten për 1.1 përqind, përkatësisht në 3,123.04 pikë.

Këtë javë, ai ka rënë rreth 16 përqind.

Në Hong Kong, ndërkaq, indeksi Hang Seng ka qenë sot më i lartë për 1.6 përqind.

Humbjet dramatike dhe të paqëndrueshme këtë javë në Kinë kanë thyer besimin e investitorëve dhe kanë çuar në rënie të mprehta të tregjeve gjetkë në Azi dhe SHBA.

Me rritjet e fundit, investitorët shpresojnë se kriza e madhe ka kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)