25 Prill 2024

380 mijë pasagjerë kanë udhëtuar me aeroplan për tre muaj

Prishtinë, 5 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për tremujorin e dytë të vitit 2015, me të dhëna mbi Transportin Ajror e Hekurudhor, dhe Postë Telekomunikimin.

Sipas këtij publikimi, në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 binarë hekurudhorë privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva dizel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Në tremujorin e dytë të vitit 2015 numri i pasagjerëve, që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 71 mijë, ku krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014, numri i udhëtarëve është ulur për 22.28%.

Transporti i mallrave me tren, në tremujorin e dytë të vitit 2015 është 204 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur një ulje për 10.08%.        

Numri i fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2015 ishte 1 528 ose 6.78% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2014).

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 380 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2014) kemi një rritje për 10.67%.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)