24 Prill 2024

Gjakovarët paguajnë faturat e mbeturinave në Postë

Prishtinë, 5 gusht - Që nga sot, qytetarëve të Komunës së Gjakovës u është ofruar edhe një shërbim i ri nga Posta e Kosovës, pagesa e faturave të mbeturinave në zyra postare, pa kurrfarë provizioni.

Marrëveshja për këtë shërbim është nënshkruar të mërkurën nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave \"Çabrati\", Kujtim Qela.

Udhëheqësit e të dyja ndërmarrjeve publike janë shprehur të kënaqur që tash e tutje rreth 17 mijë klientë të kompanisë “Çabrati”  do ta kenë më afër vendbanimit të tyre mundësinë për pagesën e faturave duke marrë parasysh rrjetin e gjerë të zyrave postare në rajonin e Gjakovës.

Qelaj ka deklaruar se sa më e madhe të jetë pagesa e faturave, kompania “Çabrati” do të ofrojë shërbim edhe më cilësor dhe më  efikas.

Qytetarët e rajonit të Gjakovës, ashtu si në pjesët tjera të Kosovës, kanë mundësi që faturat për të gjitha shërbimet publike t’i paguajnë në sportelet e Postës së Kosovës.

Falë angazhimit dhe përkushtimit maksimal, në zyrat postare në regjionin e Gjakovës  është rritur numri i pagesave. Kjo rritje tregon se qytetarët e Gjakovës janë të kënaqur me ofrimin e shërbimeve të Postës.

Në Postë mund të paguhet edhe tatimi në pronë, tatimet dhe kontributet për ATK-në, dënimet në trafik, pagesat e studentëve, pagesat e taksave gjyqësore, pagesat për licenca të ndryshme të institucioneve shtetërore, pagesat për dokumente personale, për regjistrim të automjeteve dhe shërbime tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)