20 Prill 2024

Qeveria dhe LDK përgjegjës pse Kosova ende s’ka Forca të Armotsura

Prishtinë, 5 gusht - Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë; DPMS i AAK –së, kritikon  veprimet e qeverisë dhe pretendimet e zv/kryeminsitrit Thaçi, se fajtor për dështimin e krijimit të FAK-ut, e kanë partitë opozitare.

E vërteta është ndryshe. AAK-ja, jo vetëm se nuk mund të cilësohet përgjegjëse për këtë dështim, por përkundrazi duhet të vlerësohet për insistimin e saj të vazhdueshëm që FAK-u, të krijohej qysh në mandatin e shkuar.

Për hirë të informimit të sakt të opinionit publik, AAK, respektivisht Departamenti i saj për Poltika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, ka kërkuar në vazhdimësi, që me urgjencë të procedohej ligji për FAK –un, Ushtrinë e Kosovës. Janë disa dhjetra insistime të AAK-së, ku është sygjeruar  të prosedohej projektligji për Forcat e Armatorsura të Kosovës në Kuvend.

Kuvendi do të duhej ta procedonte, e pastaj të akuzoheshin ose jo partitë opozitare, e posaçërisht AAK-ja për këtë dështim.

Akuzat e tilla të pabaza janë të papranueshme. Mbetja e kësaj situate për sesionin vjeshtor, do t’i komplikojë gjërat akoma më shumë, duke e trimëruar e Listën Serbe që të bllokojë krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Po e ritheksojmë se Qeveria e humbi sensin strategjik për të themeluar FAK-un.

Qeveria me këtë neglizhencë të papranueshme dhe paafaftësi ka krijuar imazh të keq dhe përshtypjen se po tallet me të ardhmjen e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe sigurinë nacionale të Kosovës, pavarësisht se cila ishte partia që pati faj pse nuk kaloi ligji për FAK-un.

Kjo situatë në mënyrë eksplicite ka ardhë i rezultat i vizionit të munguar dje nga LDK-ja, dhe sot nga kualitetit të dobët të qeverisjes Mustafa –Thaçi.

Ne si AAK kemi qenë dhe jemi kundër çdo lloj ndërhyrjeje që e anatemon substancën e të qenit ushtri tipike e Kosovës, moderne dhe në NATO. Vonesat e pakuptimta në këtë drejtim janë të paarsyeshme dhe krejtësisht të papranueshme.

Ne si Departamet për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i AAK –së, konsiderojmë se  krijimin e FAK-ut, përkatësisht Ushtrisë së Kosovës, mbetët prioritet strategjik për Kosovën. Ne si parti insistojmë që kjo çështje të procedohet në Kuvend, sa më parë të jetë e mundur dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, të mos mbeten peng e pazareve politike ndërmjet Qeverisë dhe Listës Serbe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)