19 Prill 2024

Dy trena në Indi dalin nga binarët, të paktën 19 të vdekur

New Delhi, 5 gusht - Dy trena në Indinë qendore kanë dalur nga binarët teksa ishin duke kaluar një urë, e cila ishte goditur nga vërshimet, duke vrarë të paktën 19 vetë, kanë thënë zyrtarët.

Ekipet e shpërtimit kanë kërkuar në errësirë për pasagjerët që janë bllokuar në trenat me të cilat po udhëtonin, kur disa prej vangonëve të dy trenave dolën nga binarët në shtetin Madhya Pradesh.

Disa qindra njerëz nga shpëtuar pak minuta pas aksidentit, nga banorët e qytetit të afërt të Hadras, kanë thënë zyrtarët.

Menaxheri i rrjetit hekurudhor, Bijendra Kumar shpreson që numir i viktimave të mos rritet.

Rreth 100 njerëz të tjerë janë plagosur, ndërkaq të paktën 250 të tjerë janë shpëtuar, thonë zyrtarët.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për pasagjerë të cilët janë bllokuar në vagonët që janë përmbytur pjesërisht.

Të dy trenat janë goditur nga një rritje e papritur e lumit Machak,me ç’rast vagonët e fundit nga dalë nga binarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)