24 Prill 2024

Hapet shkolla verore ndërkombtare e Sigurisë Njerëzore

Prishtinë, 5 gusht - Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim bën hapja e shkollës së parë verore ndërkombtare në Kosovë të Sigurisë Njerëzore.

Tema e kësaj shkolle do të jetë “Siguria Njerëzore dhe Rezistenca Civile”. Hapjen do ta bëjnë Nora Ahmetaj – Drejtoreshë Ekzekutive e QHDP-së në Prishtinë dhe Emel Kurma – Drejtoreshë e Helsinki Citizens’ Assembly nga Turqia.

QHDP ka qenë pjesë e hulumtimeve në fushën e Sigurisë Njerëzore që nga viti 2013 në kuadër të bashkëpunimit rajonal mes organizatave të Ballkanit dhe Turqisë. QHDP ka publikuar raportin e parë për Sigurinë Njerëzore në Kosovë duke përfshirë fushën e ngacmimeve në shkolla dhe sigurisë në vendin e punës.

Shkolla verore për “Sigurinë Njerëzore dhe Rezistencën Civile” do të zgjasë deri më 11 Gusht 2015 dhe do të mbahet në Prishtinë dhe Prizren. Në të do të marrin pjesë 50 pjesëmarrës student dhe ligjërues ndërkombtarë.

Fusha e Sigurisë Njerëzore është mënyrë e re e studimit të individit në shoqëri me qëllim krijimin e një pasqyre holistike të rrethanave që ndikojnë në sigurinë e njeriut, jo vetëm atë fizike, por edhe atë sociale të tij.

Gjatë kësaj shkolle verore do të prezantohen studimet e organizatave partnere në fusha të caktuara në shtetet përkatëse nga rajoni dhe Turqia, si dhe do të ligjërojnë persona nga bota akademike, të njohur në këtë fushë nga rajoni dhe bota.

Ligjëratat dhe diskutimet do të jenë të hapura për gazetarët e profileve të ngjashme me Sigurinë Njerëzore, në rast të shprehjes së interesimit nga ana e tyre.




 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)