20 Prill 2024

MPMS nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Komunën e Istogut

Prishtinë, 4 gusht - Ministri Abrashi dhe Kryetari i Komunës së Istogut nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi si dhe premtojnë përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale në Komunën e Istogut.

Me qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve sociale në nivel lokal, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Kryetari i Komunës së Istogut, z. Haki Rugova nënshkruan sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit mes dy institucioneve. Përmes kësaj marrëveshjeje, tani e tutje Komuna e Istogut do të ushtrojë kompetencën e shërbimeve rezidenciale-institucionale në Istog.

Minstri Abrashi dhe kryetari Rugova gjithashtu u pajtuan që në proces të përkrahjës që Ministria e Punës dhe Mirëqenies po i ofron komunave, të ndërhyhet në përmirësimin e kushteve dhe rinovimin e objekteve të shërbimeve sociale në Komunen e Istogut, diçka që pritet të ndodh në vitin 2016.

Kryetari Rugova falenderoi Abrashin për këtë nismë ritheksoi vendosmërinë që të bëjë gjithë çfarë e lejon korniza ligjore, mundësitë financaire dhe masat tjera, që qytetarëve dhe grupeve në nevojë në Komunën e Istogut t\'u dalë në përkrahje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)