18 Prill 2024

Prodhuesit vendës kërkojnë që të hiqet taksa e akcizës së brendshme

Prishtinë, 4 gusht -  “Trajtimi i akcizës në lëngje-stërngarkes për sektorin e pijeve joalkoolike, njëkohësisht një pengesë e madhe për afarizëm pozitiv”, ishte  konferenca për media e  prodhuesve të pijeve pjesë e  Aleancës Kosovare të Biznesit. 

Bashkim Osmani, nënkryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe pronar i fabrikës së pijeve Laberion Dona, tha se  Qeveria e Kosovës në theks të veçantë Ministria e Financave dhe ministrit tjera përkatëse kohën e fundit  po prononcohen dhe angazhohen në krijimin e kushteve të volitshme të zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë në Kosovë.

Sipas tij veprimet e tilla do të jenë gjithmonë të mirëseardhura dhe të përkrahura nga komuniteti i biznesit, përderisa kanë për qëllim  zbatimin e një qëllimi të përbashkët e që është zhvillimi i ekonomuisë së Kosovës.

“Si çdo degë e industrisë edhe ne jemi duke u ballafaquar me problem të shumta e të cilat janë të natyrave të ndryshme”, tha Osmani.

Ai shtoi se problemi kryesor është ai i politikave fiskale që udhëhiqen për lëndët e para dhe produktet që i prodhojnë. Janë pikërisht këto probleme që na kanë vënë në pozicion të pakënaqësisë së madhe, duke tentuar kështu që nëpërmes kësaj konference ti njoftojmë institucionet përgjegjëse se jemi në kushte shumë të vështira.

“Ne sektori i pijeve jo alkoolike prej vitit 2006 pa asnjë vullnet paguajmë taksën e akcizës në lëngje prej 0.045 centë për litër. Për çdo litër të produkteve tona të shitur në territorin e vendit llogaritet se mesatarisht 15-25 për qind të çmimit final janë akcizë që duhet ti paguhet shtetit”, tha Bashkim Osmani.

 Nënkryetari i AKB-së shtoi se kjo do të thotë se shumë më shumë fiton shteti nga kjo akcizë se sa prodhuesit që i prodhojnë e plasojnë produktet në treg.

Ai tha se është lehtë  e kuptueshme se kur importohet një lëndë e parej prej vendeve të treat dhe paguhet TVSH-ja 16 për qind dhe dogan 10 për qind edhe i shtohet  akciza 15 deri 25 për qind dhe duke i krahasuar politikat tona fiskale dhe të vendeve të rajonit, prodhuesi kosovar është i pabarabartë dhe në disfavor jo vetëm në aspektin  e konkurrencës në rajon, por pikërisht në tregun e vendit të vet.

Të gjitha vendet e rajonit gëzojnë lirime nga detyrimet e importit për lëndën e parë, gëzojnë subvencione dhe nuk kanë ngarkes të brendshme të taksës së akcizës andaj  janë konkurues në vendin tonë përkundër shpenzëimeve të transportit dhe shpenëzimeve tjera që kanë.

“Duhet të ju njoftojmë se asnjë vend fqinjë që ne kufizohemi me ata nuk e aplikojnë këtë taksë të akcizës”, tha Osmani.

Sipas tij dëshira prodhuesve është që të jenë konkurent me prodhuesit tjerë të rajonit e Evropës, të jenë në hap me kohën, të prodhojnë produkte cilësore, të ndikojnë në standarditn e vendit, në debalancin e importit me eksport,  të ketë sa më shumë prodhime vendëse, që t’I zëvendësojnë prodhimet që vijnë nga importi.

“Vazhidmisht kemi kërkuar që kjo taksë nga produktet tona të gatshme të hiqet, por nga institutcionet nuk është gjetur mirëkuptim, por këto masa janë shtuar dhe janë bërë më të rrepta, siç është rasti I atribuimit të akciëzës edhe për pjesën e produkteve  për të cilat deri më 2012 nuk ëhstë kërkuar të paguhet si dhe duke lëshuar aktvendime për arkëtim tyë detyrueshëm të kësaj takes  në aspect të veprimit retroaktiv”, tha nënkryetari i AKB-së

Prodhuesi e  pijeve dhe  AKB-ja kërkojnë nga të gjitha institucionet vendimarrëse që përfudnimisht të hiqet apo reduktohet taksa e akcizës së brendshme për produktet e lëngjeve dhe të nëdrpritet çdo veprim institucional, arbitrar për arkëtim të detyrueshëm të taksave për periudhën retroactive tre vjeçare.

Sipas tyre kërkesa është e bazuar në fakte, sepse lehtësirat për biznes janë rrugëdalja e vetme nga situate e krijuar dhe njëkohësisht ky propozim në rast të mirëkuptimit do të ndikoj drejtëpërdrejtë në kursimin e shportës së konsumatorit dhe do të mundësoi prodhuesve mbajtjen e kontinuitetit të dinamikës së punësimit në vend.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)