26 Prill 2024

Situata alarmante nga përmbytjet në Tetovë

Tetovë, 4 gusht - Përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e shiut të hënën pasdite në Tetovë dhe fshatrat e përreth, kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.

Mediat raportojnë për situatë alarmante në Tetovë e rrethinë. Në disa fshatrat të Malësisë së Tetovës është shënuar edhe rrëshqitja e dheut.

Rrëshqitje dheu është regjistruar në aksin rrugorë Shipkovicë-Brodec si dhe në fshatrat  Veshallë dhe Bozovcë.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara zyrtarisht për viktima në njerëz nga këto fshatra. I gjithë qyteti dhe rrethina e Tetovës janë nën ujë.  

Deri në këto momente zyrtarisht janë konfirmuar dy viktima nga vërshimet. Bëhet fjalë për dy të mitur, një 7-vjeçar nga Reçica dhe tjetri 14-vjeçar nga Shipkovica.

Jozyrtarisht mediat raportojnë se ka shkuar në dhjetë numri i viktimave në Shipkovicë të Tetovës, si rezultat i shembjes së një shpati mbi fshat.

Mediat raportojnë për numër më të madh të viktimave, por gjithmonë duke theksuar se bëhet fjalë për të dhëna të pakonfirmuara zyrtrisht.
 
Deri në ora 22, në Spitalin e Tetovës kanë mbërritur 5 persona të lënduar nga Shipkovica. Njëri prej tyre me lëndime të rënda është dërguar në Spitalin e Shkupit.

Siç raportojnë mediat lokale nga vendi i ngjarjes, në Shipkovicë ujrat kanë marrë me vetë shtëpi, vetura, kafshë. Banorët e këtij fshati ende nuk mund ta konfirmojnë nëse ka të zhdukur.

Më të goditura janë disa lagje të qytetit, fshati Reçicë si dhe rajoni i Malësisë së Tetovës.

Uji ka përmbytur katet e para të shtëpive ndërsa me vete ka bartur edhe gurë, drunj dhe sende të tjera të forta që kanë vështirësuar edhe më shumë gjendjen.

Shumë qytetarë kërkojnë përmes mediave që institucionet kompetente të ndihmojnë në pastrimin e rrugëve dhe çlirimin e banorëve të rrethuar nga vërshimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)