25 Prill 2024

Kuvendi voton themelimin e Gjykatës Speciale

Prishtinë, 3 gusht - Me 82 vota për, 5 kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ia ka dhënë dritën jeshile themelimit të Gjykatës Speciale. Ndërkohë, partitë e opozitës para votimit të Gjykatës Speciale e kanë kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate.

Kjo ishte hera e dytë që Kuvendi nxorri për miratim këto ndryshime, pas dështimit për të bërë një gjë të këtillë në seancën e 26 qershorit, në mungesë të 5 votave.

Miratimin e ndryshimeve e mundësoi ndryshimi i qëndrimit të disa deputetëve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga zëvendës kryeministri, Hashim Thaçi.

Ngritja e Gjykatës së Posaçme për krime lufte u mundësua me votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit prej 120 vendesh, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e minoriteteve.

Seanca është shoqëruar me debate të ashpra mes përfaqësuesve të koalicionit qeveritar dhe deputetëve të opozitës, veçanërisht atyre të Vetëvendosje.

Gjykata Speciale për Krime Lufte, apo siç do të emërohet me ligj si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj disa civilëve serbë gjatë luftës së fundit.

Autoritetet më të larta ndërkombëtare i kanë bërë thirrje Kuvendit që Gjykata të votohet, për të shmangur mundësinë që ajo të themelohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)