18 Prill 2024

Kosova duhet të përmirësojë klimën e biznesit të investimeve

Prishtinë, 3 gusht - Në të hënën Ministri të Tregtisë dhe Industrisë u mbajt mbledhja e parë e Grupit Punues për përmirësimin e klimës së biznesit investime publike dhe investime në infrastrukturën e cilësisë, në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës.

Në fjalën hyrëse, Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, njëherësh edhe kryesuese e këtij grupi theksoi se ne duhet të krijojmë mundësi konkrete për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të mundësuar lehtësira për investime të jashtme.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë duke punuar me volumin më të ngjeshur për të përmirësuar gjendjen aktuale të zhvillimit të biznesit në Kosovë dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë së vendit”, theksoi ministrja Bajrami.

Ajo ka kërkuar konkretisht që të trajtohen temat që preokupojnë  biznesin dhe nismat që duhet të ndërmerren nga institucionet për të lehtësuar biznesin dhe për të krijuar një klimë të favorshme për investime. Ministrja Bajrami, po ashtu tha se nismat që janë duke u ndërmarrë nga MTI-ja  dhe institucionet e Kosovës do të ndikojnë pozitivisht në klimën e gjithëmbarshme  ekonomike të Kosovës në të ardhmen.

Në takim u diskutuan temat me rëndësi për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe për krijimin e lehtësirave dhe eliminimin e barrierave në biznes, si: sistemi i mbikëqyrjes së tregut (inspektorati) në Kosovë, unifikimin e numrit identifikues të biznesit, formimin e grupeve bashkëpunuese, si: Grupi për Aktin e Biznesit të Vogël dhe Grupi për Raportin e të Bërit Biznes i Bankës Botërore.

Si konkluzione nga takimi dolën se duhet të bëhet harmonizimi dhe koordinimi i institucioneve të inspektimit për të lehtësuar inspektimin e bizneseve; Ligji për Shoqëritë Tregtare dhe Ligji për Administratën Tatimore të Kosovës, që janë në proces të plotësim/ndryshimit të tyre, të bëhen në frymën e krijimit të bazës ligjore për unifikimin e numrit identifikues të biznesit. Palët pjesëmarrëse u zotuan për përkushtim në përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë. Takimi i radhës i grupit punues u caktua më datë 20 gusht 2015.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)