29 Mars 2024

Në Ministrinë për FSK filloi aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut

Prishtinë, 3 gusht - Në koordinim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (BCU) dhe Departamentit të Mjekësisë të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës(QKTGJ), sot në lokalet e Ministrisë filloi aksioni dhjetë ditor për dhurimin vullnetar të gjakut nga pjesëtarë dhe shërbyes civil pranë ministrisë për FSK dhe të gjitha njësive vartëse të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Aksioni është miratuar nga Ministri i MFSK-së Haki Demolli dhe nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Rrahman Rama, i cili me urdhër ka marrë masat që pritja e ekipeve të Transfuzionit të jetë sipas standardeve dhe kushteve që kërkon kjo lëmi.

Në ditën e parë të aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut i cili konkretisht ka filluar në Ministri që në fillim u shpreh një gatishmëri e pjesëtarëve për t’iu përgjigjur këtij aksioni. Aty ishte i pranishëm për pak qaste edhe ministri Haki Demolli i cili tha se FSK-ja e ka traditë organizimin e aksionit të tillë dhe me këtë rast  i përgëzoj të gjithë pjesëtarët dhurues vullnetar të gjakut për gatishmërinë e vazhdueshme që ti përgjigjen këtij aksioni si dhe personelin mjekësor të QKTGJK për angazhimin dhe punën e palodhshme.

Aksioni për dhurimin e gjakut do të vazhdoj nesër në Komandën e Forcave Tokësore dhe do të shtrihet në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deri më datë 13 gusht 2015.

Aksioni humanitar i gjakut është tradicional dhe organizohet për çdo vit nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe se FSK-ja me të drejtë konsiderohet si një prej donatorëve më besnik dhe i qëndrueshëm i QKTGJ. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)