20 Prill 2024

E bllokojnë Stacionin e Autobusëve

Prishtinë, 3 gusht - 14 kompani të autobusëve që operojnë në linjën Prishtinë-Mitrovicë e anasjelltas i kanë bllokuar sot përreth 30 minuta të gjitha hyrje-daljet e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Bllokimin e kanë bërë në formë proteste, duke kundërshtuar kombi-busët që operojnë si taksi në këtë linjë.
Udhëheqësit e këtyre kompanive i kanë thënë “Klan Kosovës”, se për 15 vite ata kanë qenë të dëmtuar nga taksistët ilegalë, ndërsa sipas tyre institucionet relevante nuk kanë marrë asnjë masë ndaj tyre.

Hashim Miftari nga kompania “Blendi Reisen”, ka thënë se për këtë çështje janë fajtor Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit. “Këto dy institucione ia hedhin fajin njëra-tjetrës. Komuna thotë se kjo linjë është ndërurbane dhe është nën menaxhimin e Ministrisë, ndërsa këta thonë se për këtë çështje duhet të kujdesën inspektorët komunal të Prishtinës”, i ka thënë Miftari, “Klan Kosovës”.

Për këtë çështje drejtuesit e këtyre kompanive ju kanë dërguar edhe një shkresë institucioneve relevante ku janë ankuar siç thonë ata për punën ilegale të kombi-busëve.

Ndërsa në bazë të Ligjit për Transport Rrugor i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2013, është thënë se “puna e kombi-busëve trajtohet si ilegale dhe se përgjegjësinë e drejtpërdrejt për zbatimin e këtij Ligji, gjegjësit për ndalimin e punës së kombi-busëve e bartë Inspeksioni Komunal”.

Komuna e Prishtinës, të kontaktuar nga “Klan Kosova”, kanë thënë se nga vjeshta e vitit të kaluar ata kanë nisur aksione kundër këtyre taksistëve ilegal. “…por Inspektorët Komunal edhe në çdo ditë tjetër të punës në bashkëpunim me policinë e Kosovës, konfiskojnë veturat e taksistëve, por ata vazhdojnë të kthehen. Për të evituar plotësisht këtë gjendje neve na duhet bashkëpunim më i madh edhe me komunat dhe institucionet tjera, deri tash ne kemi vepruar në bazë të kompetencave që kemi”, ka thënë zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu.

Protestën e kanë vëzhguar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se “gjithçka ka përfunduar qetë”. Ndërsa drejtuesit e këtyre kompanive kanë thënë se nëse institucionet nuk marrin masa, ata do të vazhdojnë sërish protestat kundër kombi-busëve që operojnë në linjën Prishtinë-Mitrovicë.

Stacioni ka qenë i bllokuar nga ora 8:45 deri në ora 9:15.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)