28 Mars 2024

AAK-ja numëron shkeljet dhe keqpërdorimet e pushtetarëve lokalë

Skënderaj, 3 gusht - Kryetari i degës se AAK-së në Skënderaj, Qazim Xani, gjatë një konference me gazetarë ka akuzuar pushtetin e këtushëm lokal, për keqmenaxhim me paranë publike, punësime në administratë dhe shpërfillje te rekomandimeve te auditorit te përgjithshëm.

\"Skenderaji edhe pse ka ma pak banorë se Drenasi, ka më shumë të punësuar. Le që numri i të punësuarëve në administratë është shumë ma i madh se duhet, por edhe ata që punësohen, kryesisht punësohen në mënyrë të pa ligjshme. Ka edhe raste konkrete, siç është marrja në punë e tre punëtorëve pa konkurs, që ka ndodhur kohëve të fundit, tha Xani i cili ka saktësuar se të punëtorit janë të afërm të pushtetarëve te Skenderajt dhe sot komuna është kapur nga familjarizimi nepotizmi dhe militarizim partiak i PDK-së . Xani i cili është edhe anëtar i asamblesë komunale, gjatë kësaj konference theksoj se komuna ka harxhime enorme për furnizim me ushqim dhe pije, dreka dhe darka zyrtare e harxhime te përgjithshme.

 “Sipas disa statistikave dhe krahasimeve, Skenderaj e tejkalon Prizrenin” u shpreh Xani. Se si komuna jep tenderët me çmim shumë te larta në dëm të buxhetit të komunës, ai mori për shembull rregullimin e kanalizimit ne fshatin Polac. Çmimi i tregut për rregullimin e një metri kanalizim sillet diku deri në 10 euro, kurse Kompania qe ka fitua tenderin për një metër kanalizim, është paguar,  hiq më pak se 47 euro “ tha Xani.

Ai u ndal edhe te raporti i Auditorit dhe zbatimi i rekomandimeve të dala nga këto raporte .”Ne e dimë që ka tentativë që të ndikohet në raportin e auditorit mirëpo edhe ato rekomandime që jepen nuk zbatohen dhe këtu nuk vlejnë mekanizmat qe do te kishin shtyrë në zbatimin e këtyre rekomandimeve sepse këtu ka njerëz mbi ligjin” u shpreh Kryetari i Degës së AAK-së në Skenderaj dhe njëkohësisht asmbleist i kësaj komune, Qazim Xani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)