28 Mars 2024

Kuvendi mbildhet sot për të votuar Gjykatën Speciale

Prishtinë, 3 gusht - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të riproceduar në Kuvend nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ngritja e gjykatës e cila ka nxitur shumë reagime në Kosovë, mbështetet edhe nga diplomacia euro perëndimore, ndërsa kundërshtohet nga opozita e cila e sheh atë si cënuese të sovranitetit të Kosovës.
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i bindur se Kuvendi i Kosovës do të votojë të hënën pro krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai ripërsëriti qëndrimin se Gjykata Speciale është detyrim ndërkombëtar që derivon nga letërkëmbimi i presidentes Jahjaga me baroneshën Catherine Ashton.

Kuvendi i Kosovës do të votojë për të dytën herë për gjykatën speciale pasi me 26 qershor ky institucion  i tha jo krijimit të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)