29 Mars 2024

Dogana mbledh mbi 500 milion euro

Prishtinë, 2 gusht - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se angazhimi dhe puna e oficerve doganor ka bërë që për herë të parë që nga themelimi i Doganës të mbledhen mbi 500 milion euro deri në fund të muajit korrik.

Krahasimi me të dhënat e vitit të  kaluar tregojnë për rritje të hyrave me 7.5% më shumë se vitin e kaluar apo shprehur në million mbi 35 milion euro më shumë.

Të gjitha këto të hyra nënkuptojnë më shumë fonde për qytetarët e Kosovës, respektivisht më shumë për arsim, shëndetësi, punë publike dhe mirëqenje në përgjithësi. 

Puna dhe angazhimi i doganës  ka ndikuar dukshëm në uljen e informalitetit përmes  luftimit të ekonomisë jo-formale që është edhe angazhim i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
 
Dogana e Kosovës falenderon të gjithë qytetarët të cilët thërrasin dhe informojnë lidhur me dyshimet për kontrabandë dhe korrupsion gjithashtu ftojmë të gjithë të na përkrahin përmes thirrjeve në 0800 50 095
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)