24 Prill 2024

Bashkëpunim për PAP-TEST falas

Prishtinë, 2 gusht - Si rezultat i nevojes së kontrollit më të mirë dhe të sigurtë për shëndetin e bebës, Shoqata “Down Syndrome Kosova” dhe OJQ \"Aksioni për Nëna dhe Fëmijë,\" kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin falas të kontrollit “PAP-test” (me bazë likuide).

Kjo mundësi vlen për nënat e personave të prekur me sindromin “Down” gjatë muajit shtator. Këtë test, nënat e grupit të cekur, do të mund të kryejnë në Spitalin Amerikan në Prishtinë. “Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse ofron një shërbim që është mjaft i rëndësishëm për nënat, duke mundësuar kështu ekzaminimin e duhur dhe te hershëm të kancerit të qafës së mitrës i cili duket të jetë i dyti më i përhapuri pas atij të gjirit” – thonë përfaqësuesit e organizatave.

Marrëveshja e bashkëpunimit fillon nga 1 shtator deri më 30 shtator 2015, e dedikuar për nënat e fëmijëve të prekur me sindromin Down. Kjo marrëveshje u arrit në kuadër të programit të ekzaminimit të kancerit cervikal për gratë Kosovare, në partneritet me Spitalin Amerikan në Kosovë dhe Fondacionin 700 for Science, program ky që u themelua nga \"Aksioni për Nëna dhe Fëmijë\" në tetor të 2014tës. Që nga themelimi rreth 500 gra kanë përfituar nga ky test falas.

Ftohen të gjitha nënat që kanë nevojë për këtë test, të kontaktojnë shoqatën Down Syndrome Kosova në numrin 044 441 025, në faqen e tyre në Facebook, apo në e-mail adresën [email protected].

\"Aksioni për Nëna dhe Fëmijë\" është fondacion humanitar me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e nënës dhe fëmijës në Kosovë, që ka përqindjen më të lartë të mortalitetit në Ballkan.

Është zgjeruar në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që nga maji i 2013-tës, derisa bërthama e krijimit të këtij fondacioni joprofitabil buron nga programet e shëndetit riprodhues të financuara nga USAID, e që u implementuan nga Doctors of the World, AIHA, AmeriCares, Dartmouth Medical School dhe shumë kolegë në Kosovë. “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” zhvillon programe shëndetësore në Klinikat e gjinekologjisë (që kujdesen për nënat), neonatologjisë (që kujdesen për foshnjat e lindura parkohës) dhe pediatrisë (që kujdesen për fëmijët që vuajnë leukemia, anomalitë e zemrës, astma e sëmundje të tjera).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)