29 Mars 2024

Kapja e shtetit nga mafia-politike dhe largimi i tyre nga pushteti!

Shkruar nga Faik Krasniqi

Enver Hasani ka qenë ushtar i "devotshëm" PDK-së, prej pas përfundimit të luftës, prandaj nga kjo parti gjithmonë është shpërblyer me postet më të larta shtetërore!

Për shkeljen e ligjit dhe abuzimet që ka bërë vazhdimisht sa ka mbajtur këto poste, ku për këto abuzime ka pasur në vazhdimësi kritika dhe raportime nëpër media, çdoherë është mbuluar dhe mbrojtur nga eprorët e tij të PDK-së dhe SHIK-ut, të cilët e kanë emëruar në ato pozita të larta shtetërore!

Fakti më i gjallë dhe më i vërtetueshëm se z. Enver Hasani është vegël e PDK-së, ishte vendimi i tij skandaloz në favor të PDK-së, sa ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ku me atë vendim të tij Kosova mbeti mbi 6 muaj pa Qeveri dhe e shpëtoi këtë parti nga shkuarja në opozitë!

Padyshim që Prokuroria e shtetit duhet t\'i hetojë personat që kanë neglizhuar lëndën e Enver Hasanit, por kjo Prokurori nëse do që me të vërtetë ta shkëput drejtësinë nga ndikimet politike, nuk mjafton vetëm nëse i ndëshkon prokurorët dhe gjykatësit për shkelje të ligjit, neglizhencë, abuzime dhe pisllëqe të tjera, se tekefundit këta prokurorë dhe gjykatës janë të emrëruar politikisht dhe veprojnë sipas urdhërave të eprorëve të tyre të politikës dhe parapolitikës, por Prokuroria e shtetit duhet t\'i godas kokat e mëdhenjë të politikës, të cilët kanë ndikimin dhe monopolin në çdo pore të shtetit dhe në jetën ekonomike të çdo qytetari të Kosovës, kapot e mafio-politikës, falë të cilëve jemi në këtë gjendje të rëndë dhe të mjerueshme ekonomike dhe politike!

Deficiti legjislativ i këtij fillim-mandati është një paralajmërim se këto dy parti politike në pushtet kanë në plan instalimin e një kornize të atillë ligjore për interesat e klaneve të tyre që mund ta shpijnë vendin drejt një diktature të dirigjuar nga interesi i të fortëve në pushtet, të politikës dhe të parapolitikës.

Pjesa dërrmuese e pushtetarëve të sotëm janë pjesë e aferave dhe krimeve të ndryshme, ekonomike dhe politike.

Prandaj, partitë në pushtet, i dizajnojnë, i plotësojnë dhe ndryshojnë ligjet, ndërrojnë ato dhe i bëjnë më pastaj sipas interesave të klaneve të caktura partiake dhe oligarkëve të biznesit, në mënyrë që të vazhdojnë krimin e tyre ekonomik dhe politik, përmes pushtetit që ushtrohet nëpërmes një kornize të caktuar, improvizuar ligjore!

Kam thënë edhe më herët se ky vend po rrëshqet drejt një diktature nga këto dy parti në pushtet, të cilat përmes monopolit në çdo segment shtetëror dhe në jetën ekonomike të qytetarëve të Kosovës, e kanë privatizuar dhe kapitalizuar jo vetëm shtetin e Kosovës, por edhe jetën e çdo qytetari të saj, jeta e të cilëve varet nga aventura dhe pedofilia e tyre politike!

Këto dy parti nuk kanë bërë koalicion për ta zhvilluar Kosovën ekonomikisht dhe për ta integruar drejt BE-së, por janë bërë bashkë për ta vjedhur e plaçkitur sa më shumë këtë shtet dhe këtë popull, që edhe pse po vuan tmerrësisht nga mafia-politike tash e 16 vite, ky popull fatkeqësisht ka rënë në gjumë të thellë!

Prandaj mos të presim ditë të mira për Kosovën dhe këtë popull: as liberalizim të vizave, as drejtësi, as zhvillim ekonomik, as ulje të papunësisë, deri sa në krye të saj do kemi këta mafiozë e banditë, të cilët për 16 vjet rresht shkatërruan dhe degraduan çdo gjë dhe patupërsisht vazhdojnë akoma ta bëjnë një gjë të tillë!

Çelësi është tek populli, dhe vetëm populli mund ta pastrojë Kosovën nga mafia-politike që është në pushtet, qoftë me votë, qoftë me protesta gjithë-popullore e qoftë me revolucion! Përndryshe, brenda një ose dy viteve, nga Kosova nuk do të ngelet më asgjë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)