28 Mars 2024

Përsëri krijohen kolona dhe pritje të gjata në kufirin me Serbinë

Prishtinë, 2 gusht - Policia e Kosovës ka njoftuar se si vazhdimësi e njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, lidhur me disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, sot nga ora 10:30 gjatë vikendit janë krijuar përsëri  kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme, por më të shkurtra për momentin se një ditë më parë.

Policia e Kosovës vazhdon të punoj me numër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Informacionet e orës 10:30 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje kolona është e gjatë rreth ( 1 km), ku pritjet janë ( 1 – 2 orë), ndërsa në dalje kolona është më pak se (1 km),  dhe pritjet zgjasin  rreth (1 – 1.50 orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona të gjata  ku pritjet momentalisht zgjasin rreth (10 – 20 minuta).

Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë)  dhe pikë-kalimi kufitar Muqibabë –(Gjilan)  në hyrje dhe në dalje nuk ka fare pritje të , gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në (05-10) minuta.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje apo ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve  për kalim kufitar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)