16 Prill 2024

Krijohen kolona me pritje të gjata në kufirin Kosovë - Serbi

Prishtinë, 1 korrik - Me qëllim të njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, sa i përket pritjeve në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, sot gjatë vikendit janë krijuar kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës me kohë ka shtuar numrin e  personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Informacionet e orës 13:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje kolona është e gjatë rreth (3 – 4 km), ku pritjet janë ( 3 – 4 orë), ndërsa në dalje kolona është deri në (1 – 2 km),  dhe pritjet zgjasin  rreth (1 – 2 orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan) në hyrje kolona është e gjatë rreth (2 – 3 km), ku pritjet zgjasin rreth (2 - 3 orë), e po ashtu edhe  në dalje kolona është deri në (2 – 3 km),  dhe pritjet janë të njëjta  rreth ( 2 - 3 ) orë.

Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë)  dhe pikë-kalimi kufitar Muqibabë –(Gjilan)  në hyrje dhe në dalje nuk ka fare pritje të , gjata, përveç pritjeve normale afërsisht deri në (10-20) minuta.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje apo ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata, duke përfshirë pikë kalimet-kufitare Mutivodë në drejtim të fshatit Keqekoll dhe Muqibabë  - Gjilan pasi ku nuk ka pritje fare, apo pritjet janë më të shkurtra krahasuar me pikë kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, të cilët janë më të  frekuentuara.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve  për kalim kufitar.

Sqarim: Gjendja në pikë kalimet kufitare sa i përket pritjeve mund të ndryshojë varësisht prej rritjes apo zvogëlimit të frekuentimit të automjeteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)