16 Prill 2024

Salih Mekaj dhe Vlora Gorani mbesin në arrest shtëpiak

Prishtinë, 31 korrik - Një kolegj i Gjykatës së Apelit, i përberë nga tre anëtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës dy vendor dhe një ndërkombëtar, të deleguar me anë të një vendimi nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, anuloi të mërkurën aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë sipas të cilit, të pandehurve Salih Mekaj dhe Vlora Gorani, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak  prej një muaji.

Kolegji vendosi që çështja t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rivendosje.  Megjithatë  personat  në fjalë, do të vazhdojnë të mbesin në arrest shtëpiak, deri në marrjen e një vendimi të ri.

Salih Mekaj  po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale e Kosovës, se ka kryer dy vepra penale: “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i Kodit Penale të Republikës së Kosovës dhe “Ushtrim të ndikimit”, nga neni 429 i këtij kodi.

Ndërsa e pandehura V.G., për veprën penale: “ Dhënie e ryshfetit”, neni 429 i KPRK-së.

Kolegji vlerëson, se aktvendimi i shkallës së parë , i kundërshtuar me ankesë, përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga neni 384, lidhur me nenin 370 paragrafi 7, i Kodit të Procedurës Penale,

Kjo për faktin se në arsyetimin e tij, nuk janë dhënë arsye mbi dyshimin e bazuar, si dhe në lidhje me faktet vendimtare për bazat ligjore, sipas dispozitës se nenit 183 lidhur me nenin 187, të KPK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)