26 Prill 2024

1243 qifte-bashkëshortore të shkurorëzuar në 2014

Prishtinë, 30 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2014”.

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas  bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga gjykatat themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej  1 243 fleta statistikore për shkurorëzime SHK-1.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë, në vitin 2014 janë shkurorëzuar 1 243 qifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj të përkatësisë shqiptare janë 97.1% , serbe 0.3%, turke 0.1%, boshnjake 0.5%, rome, ashkalie dhe egjiptiane 1.0% dhe të tjerë 1.0%.

Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 85.8%, serbe 0.5%, turke 0.2%, boshnjake 0.6%, rome, ashkalie dhe egjiptiane 0.9%, si dhe të tjerë 12%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i dytë me 12.0%, viti i parë me 11.8% dhe më pak se një vit 9.7% e të shkurorëzuarve, etj.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 313 shkurorëzime, ose 25.2%, kurse te meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeçare me 314, ose 25.3%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri i femrave të kësaj kategorie është 628, ose 50.5%, kurse e meshkujve 681, ose 54.8%.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 65.5%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 12.6% dhe me një fëmijë me 9.1%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)