28 Mars 2024

Promovohet libri “Copa im e qiellit”, nga autori Xhevdet Bajraj

Prishtinë, 30 korrik - Në  kuadër të PRE “HardhFest 2015”, festës së vjeljes së Rrushit, sot promovohet libri “Copa ime e qiellit”, nga autori Xhevdet Bajraj, në Barcode Caffe, në Rahovec, libër ky i ofruar nga botimet “KOHA”.

Gjatë promovimit do të organizohet edhe program artistik i përbër me koreografi Poetike “X”, me tekst të Xhevdet Bajraj, regji të Agron Sokolit, aktor Betim Zllanoga dhe Be Popaj.

Gjithashtu pjesë e programit artistik është edhe ora poetike, rock bendi “Magnituda” të cilët do performojnë live si dhe do të jetë e hapur ekspozita kolektive “Trashëgimia Kulturore”

 Xhevdet Bajraj, ka lindur në Kosovë, ndërsa jeton dhe vepron në Meksikë. Është poet dhe përkthyes dhe ka marr disa çmime letrare. Ndërsa tani , që nga viti 2002 është profesorë në Akademinë e Krijimtarisë Letrare në Universidad Autonoma de la Cuidad de Mexico (UACM), ku ligjëron lëndën e poezisë. 

*Më këtë rast ju kërkojmë që të na mbuloni ngjarjen me praninë tuaj. Do u jemi shumë mirënjohës për prezencën tuaj në promovimin e librit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)