25 Prill 2024

Vala ngritë në nivel maksimal Kujdesin ndaj Klientit

Prishtinë, 29 korrik - Operatori lider në telefoninë mobile, Vala, ka vendosur të rrisë në nivelin maksimal Kujdesin për Klientët, pasi një numër i madh i institucioneve publike, kompanive private dhe qytetarëve i janë rikthyer kompanisë, duke iu përgjigjur pozitivisht fushatës së Valës me slloganin “Të gjithë po kthehen”.

“Kujdesi për klientët”, department ky, i cili deri më tani ishte pjesë e shitjes, ka kaluar nën përgjegjësinë dhe kujdesin e Drejtorit Menaxhues, Agron Mustafa.

Klientët e Vala-s, që nga dita e sotme, do të kenë tre numra telefoni në dispozicion për të thirrur për problemet eventuale, pyetjet të ndryshme për produktet e Vala-s dhe kërkesat tjera që mund t’iu lindin në operim e sipër.

Gjithashtu, e veçanta e ngritjes së shërbimeve së Vala-s për klientët, është se institucionet, bizneset dhe qytetarët do të kenë numra të vecantë dhe kërkesat e tyre do të trajtohen në kohë rekorde.

Institucionet për kërkesat  e tyre mund të drejtohen në numrin 0800 16000, bizneset në 0800 15000, ndërsa klientët individual mund të thërrasin 0800 10000. Thirrjet në këta numra mund të bëhen në çdo kohë përgjatë 24 orëve.

Përveç numrave për secilën kategori, Vala ka hapur e-mail të veçantë për klientët e institucioneve dhe bizneseve [email protected], dhe ndarasi për klientët individual, të cilët mund të shkruajnë në [email protected]

Për secilin klient të Valas, në shërbim është edhe profili i Vala-s në www.facebook.com/valamobile, ku çdo klient dhe qytetar mund të marrë përgjigje. Edhe vetë Facebook, ka vlerësuar faqen e Valës për shkak se prej disa muajsh i përgjigjet secilit qytetar, duke e vlerësuar për ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj klientëve.

“Për shkak të kthimit të një numri të madh të qytetarëve në Vala, institucioneve, bizneseve të mëdha dhe të vogla, kemi vendosur që shërbimin ndaj klientit ta rrisim në nivelin maksimal të mundshëm. Klienti për ne është mbreti, është gjithçka dhe ne duhet të jemi në dispozicion të tyre  24 orë, qoftë përmes vizitave personale në pikat tona të shitjes apo nga zyrtarët tanë, përmes thirrjeve telefonike, e-mailave apo në faqen tonë të facebook-ut.\"

\"Për t’i trajtuar sa më mirë të gjitha kategoritë, vendosëm që kërkesat dhe problemet që mund t’i kenë institucionet, bizneset apo qytetarët, të trajtohen ndarasi. Gjithashtu, secili qytetar mund të na adresohet direkt në faqen tonë në facebook dhe do të marrë përgjigje në kohë rekorde. Një ekip i djemve dhe vajzave të reja, janë në dispozicion për qytetarët gjatë gjithë kohës”, tha Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

Sipas tij, vala e kthimit të qytetarëve dhe bizneseve të ndryshme, do të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në muajt e ardhshëm, për shkak të interesit të madh dhe produkteve të reja dhe atraktive që do të lansohen së shpejti.

Prej disa muajsh, në Vala janë rikthyer KEK-u, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Trepça, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Banka Qendrore e Kosovës, Qendrat Spitalore, institucione dhe kolegje universitare si dhe kompani tjera nga të gjithë sektorët.

Rikthimi erdhi pasi Vala hodhi në treg oferta dhe pako të reja jashtëzakonisht atraktive për të gjithë qytetarët dhe bizneset.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)