24 Prill 2024

Përfundon Kongresi 7 i Internacionales Botërore të Arsimit

Otavë, 29 korrik - Në Otava të Kanadasë për 6 ditë me radhë  ka zhvilluar punimet Kongresi  7  i Internacionales Botërore të Arsimit. 

Kjo ngjarje, që konsiderohet si më e rëndësishmja e arsimit në botë, ka  tubuar rreth 2000 përfaqësues  nga të gjitha kontinentet. 

Në këtë Kongres ka marrë pjesë edhe delegacioni i SBASHK-ut.  Gjatë këtyre takimeve janë bartur përvoja dhe janë ngritur kërkesa që të  shtohet bashkëpunimi me sindikatave  kudo në botë në mënyrë që bashkërisht  të jepen zgjidhje për problemet dhe sfidat e shumta në arsim.

Duke  dëshmuar edhe një herë unitetin dhe solidaritetin , që është edhe arma më e fortë e sindikatave, delegatët kanë mbështetur dhe aprovuar disa Rezoluta që kanë për qëllim ndikimin në OKB dhe në qeveritë e shteteve të ndryshme që ta kenë prioritet arsimin dhe çështjet që ndërlidhen me të dhe që të mbrojnë arsimin publik karshi  përpjekjeve të disa qeverive që ta privatizojnë  edhe arsimin parauniversitar. 

Mbrojtësit e Rezolutës kanë deklaruar se  nëse vazhdohet me trendin e privatizimit në arsim, siç po ndodh në disa shtete, atëherë do të shuhen shumë vende pune e po ashtu edhe  do t’u pamundësohet shkollimi shtresave të varfra ngase  të hyrat e shumë familjeve nuk mundësojnë të paguhet shkollimi privat. 

Delegatët e Kongresit  7 të EI-së kanë aprovuar edhe Rezolutën që angazhohet ta pengojë punën e vështirë e të rrezikshme të fëmijëve dhe atë për ta parandaluar dhunën në shkolla.
 
Delegacioni i SBASHK-ut  i përbërë nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe Ymer Ymeri e Vlora Rexhepi – Berisha ,  krahas angazhimeve  në seancat plenare dhe në punëtoritë e organizuara, ka  zhvilluar  takime e bashkëbiseda me përfaqësues të sindikatave të arsimit nga shumë shtete. 

Në këto takime janë përcjellë përvojat sindikale dhe ka qenë mendim i përbashkët që të shtohet bashkëpunimi i SBASHK-ut me ato sindikata.  Sindikatat  nga SHBA, Holanda , Japonia, Turqia dhe vende të tjera janë shprehur të gatshme që të vazhdojnë me takimet dhe bashkëpunimin  me SBASHK-un.

Një moment i veçantë i  Kongresit ka qenë  në përmbyllje të punimeve kur një grup veprimtarësh e aktorësh  është prezantuar  përmes monologut me temën e shfaqjes “Thuaje të vërtetën para çdo kujt”. 

Organizator dhe aktori kyç në këtë paraqitje skenike ishte  shqiptari nga Kosova, Remzi  Cej, që tani po vepronte në Komisionin për të Drejtat Njerëzore  në Kanada. Ai ka mahnitur delegatët me monologun  që po rikthente në kujtesë  nga lufta e fundit në Kosovë. 

Remziu  po rrëfente ngjarje të vërteta nga fëmijëria e  rij e që ishin ngjarje dhe përjetime të dhembshme të mijëra fëmijëve nga Kosova e asaj kohe  plot dhembje e lot. 

Të gjithë delegatët i  kanë shpërblyer Remziun dhe aktorët  tjerë me duartrokitje  të gjata, kurse delegacioni i SBASHK-ut ka zhvilluar një takim me  të riun nga Kosova, i cili tani po  jetonte në Kanada, duke e përgëzuar për angazhimet dhe paraqitjen e mrekullueshme në skenë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)