25 Prill 2024

Mbështetet bashkëpunimin sindikal mes diasporës dhe BSPK-së

Prishtinë, 29 korrik - Sot, ministri i Diasporës, Valon Murati, priti një delegacion të BSPK-së, i prirë nga kryetari i saj, Haxhi Arifi, dhe sekretari nacional për migracion në sindikatën e Zvicrës “Unia”, Osman Osmani.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Diasporës, BSPK-së dhe sindikatës “Unia”.

Me theks të veçantë u bisedua për mundësitë që potencialet profesionale të anëtarëve shqiptarë të sindikatave zvicerane,  që janë rreth 20.000, të shfrytëzohen për fuqizimin e organizimit sindikal në Kosovë.

Ministri Murati shprehu vullnetin që të jetë pjesë e projekteve konkrete të këtij bashkëpunimi, në funksion të kapitalizimit të potencialeve të diasporës sonë, në rrafshin e ngritjes së nivelit të organizimit sindikal, si pjesë e rëndësishme e avancimit të të drejtave socio-ekonomike në Kosovë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)