19 Prill 2024

Qeveria miraton Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm

Prishtinë, 29 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e 40-të.

Gjatë mbledhjes, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. Ky projektligj, ka për qëllim që të rregullojë organizimin, funksionimin dhe kompetencat e Auditorit të Përgjithshëm dhe Zyrës së Kombëtare të Auditorit të Përgjithshëm në Republikën e Kosovës për auditimin e fondeve publike, ekzekutimin e buxhetit, përdorimin dhe qeverisjen me burimet publike. Ky projektligj ndikon në ngritjen e nivelit të shpenzimit të parasë publike.

Kjo do të reflektojë edhe në rritjen e nivelit të sundimit të ligjit në Kosovë. Projektligji synon të rritë nivelin e transparencës në funksionimin e Auditorit të Përgjithshëm si dhe do të harmonizojë definicionet e vjetruara me standardet ndërkombëtare.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar vendimin për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare për bashkëpunim financiar me Qeverinë Federale të Republikës së Gjermanisë.

Janë aprovuar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve për bashkëpunim kulturor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Italisë, Zvicrës si dhe Malit të Zi.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për aprovimin e projektit të dorëzuar nga Këshilli Britanik për ndarjen e mjeteve financiare për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura të diplomacisë publike, për përgatitjen e dokumentacionit dhe proceduarave tjera përcjellëse për aplikim dhe anëtarësim si dhe mbarëvajtje të procesit të Stabilizim-Asociimit me BE-në, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në UNESCO, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në agjencitë tjera ndërkombëtare e njohjen nga shtetet tjera.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në bazë të aprovimit të Kuvendit më datë 16 korrik 2015, për finalizimin e punimeve në ndërtimin e tri shkollave të mesme në Prizren, Ferizaj dhe Podujevë.

Qeveria ka miratuar edhe koncept dokumentin për Profesionet e Rregulluara, ku përcaktohen kriteret për ushtrimin e disa profesioneve të rëndësishme që lidhen me mbrojtjen e interesit publik, të sigurisë publike dhe të shëndetit, duke respektuar parimin e shqyrtimit të pavarur dhe autonominë e profesionistëve, mbrojtjen dhe garantimin e standardeve për disa profesione të rëndësishme, në mënyrë që ushtrimi i tyre të bëhet prej personave të kualifikuar që plotësojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara me legjislacionin në fuqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)