18 Prill 2024

Dega e LDK-së në Zvicër viziton LDK-në në Prishtinë

Prishtinë, 29 korrik - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, dhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, pritën sot një delegacion të Degës së LDK-së në Zvicër, të prirë nga kryetari i saj, Haki Latifi.

Në këtë takim u vlerësua puna dhe aktiviteti i deritashëm i Degës së LDK-së në Zvicër, si dhe u diskutua për zhvillimet aktuale në këtë degë.

Me këtë rasti, Veliu dhe Beqiri i informuan veprimtarët e kësaj dege për punën dhe përgatitjen e Konventës së LDK-së, e cila do të mbahet në shtator të këtij viti.

Po ashtu, u tha se do të ketë ndryshime dhe plotësime lidhur me organizimin e degëve në diasporë, me qëllim të funksionalizimit të metejmë të tyre. 

Po ashtu, Dega e LDK-së në Zvicër, në kuadër të 25-vjetorit të LDK-së, nderoi me mirënjohje Kryetarin e LDK-së, njëherësh edhe Kryeministër i Kosovës, Akademik Isa Mustafa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)