24 Prill 2024

Të diplomuarit në Kosovë në konkurset publike për punësim po nënqmohen

Prishtinë, 29 korrik - Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, duke i’u ofruar mbështetje studentëve  të diplomuar në Universitetet Publike, apo ato private të akredituara në vend, reagon ndaj diskriminimeve dhe nënqmimeve të vazhdueshme që u bëhet atyre për punësim  në konkurset publike, karshi studentëve të cilët kanë diplomuar në Universitetet Europiane apo atyre nga vendet e ndryshme të botës.

Me këtë rast, ne shprehim keqardhjen e tonë  që në Republikën e Kosovës ende nuk janë avancuar kurikulat dhe programet e Universiteteve si dhe për mungesen e praktikës gjatë studimeve.

Me gjithëatë kjo nuk duhet të nenkupton që Diplomat e Studenteve janë të pa vlerë dhe si të tillë nuk duhet që mos të kenë  ndonjë përparësi punësimi  në konkurset  publik, ku shpesh herë disa Institutcione përkatësisht disa Ministri publikisht deklarojnë që përparësi në konkurset e punësimit do të kenë studentet të cilët kanë studiuar jashtë Republikës së Kosovës.

Ne konsiderojmë se një klasifikim i tillë në konkurëse Publike nënkupton mos njohjë të vlerës e një Diplome të lëshuar nga vet shteti i Kosovës dhe instititucionet e tij shtetërore duke ua dhënë përaparësi studenteve të cilët kanë studiuar jashtë vendit.

Një deklarim i tillë publik nga ndonje zyrtar të lartë të Shtetit përvec që i diskriminon studentet mbi të gjitha edhe i nenqmon totalisht duke lenë për të kuptuar që diplomat e tyre nuk kanë asnjë vlerë dhe duke ua hedhur fajin të rinijve Kosovarë që kanë studiuar në Kosovë për mungësen e cilësisë në Universitete të Kosovës.

Me këtë rast, ne duke shprehur shqetësimin tonë, u’a bëjmë të qart këtyre institucioneve shtetërore se nuk kanë faj Studentet që nuk kanë pasur mundësi të studiojnë jashtë vendit si disa qytetetar të tjerë, por fajin për gjendjen aktuale dhe mungesen e cilësisë në këto Universitete mbanë plotësisht Shteti i Republikës së Kosovës.

Konsiderojmë se deklarime të tilla përveqse janë diskriminuese janë edhe  demotivuese për  të rinjët tanë .

Ne  kërkojmë nga  Qeveria e Republikës së Kosovës në theks të veqanët nga institucionet e cekura që menjëherë të ndërprejnë politikat e tilla të rekrutimit të stafit dhe diskriminimet që i’u bëhen të rinjëve tanë.

Po ashtu kerkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet  përkatëse që menjeherë të kerkojnë falje mijra studenteve kosovar të cilët janë diskriminuar dhe nenqmuar nga këto deklarime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)