29 Mars 2024

Investimet stabilizojnë tensionin në Hoçë të Rahovecit

Prishtinë, 29 korrik - Kompania kosovare per distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) ka vendosur rrjetin e ri në Hoçë të Rahovecit, duke e rregulluar tensionin që dikur ishte jostabil. Dhjetëra familje tash kanë shërbime brenda standardeve më të larta.

Hoça e Rahovecit tashmë ka rrjetin e ri mes përmes fshatit. Dhjetëra shtylla betoni dhe mijëra metra përçues janë ngritur javëve të fundit. Tensioni që dikur ishte jostabil si pasojë e infrastrukturës shumë të vjetërsuar, është brenda standardeve.

KEDS ka ndërruar rrjetin e trashëguar në gjendje të rëndë, duke ua ndryshuar jetën për të mirë banorëve të asaj pjese. Përfitues direkt janë dhjetëra familje. Kjo, edhe i ka gëzuar ata. “Jam shumë i kënaqur me punën që është bërë. Edhe më i kënaqur jam me punëtorët e KEDS-it, të cilët po bëjnë një punë të mirë në terren. Ata nuk po e kursejnë veten, vetëm që ne të kemi shërbime më të mira. Ju lumtë!”, thotë Agron Krasniqi, banor i fshatit.

Gjendja e mëhershme nuk ishte aspak e mirë. “Pas identifikimit të Hoçës si vendbanim me rënie të tensionit reaguam menjëherë. Përgatitëm projektit dhe brenda një kohe rekord u implementua. Tash, konsumatorët kanë shërbime kualitative”, thotë Malush Jakaj, inxhinier për rregullimin e prishjeve në Distriktin e Gjakovës.

Hoça është një nga 40 vendbanimet e identifikuara me rënie të tensionit, të cilave u është rregulluar furnizimi me energji elektrike. Këto janë në mesin e 120 vendbanimeve të cilave KEDS është duke ua rregulluar tensionin vetëm sivjet. Dhjetëra mijë konsumatorë kanë përfituar nga fillimi i pranverës dhe dyfishi i tyre do të përfitojë deri në fund të vitit.

Të gjitha këto investime tregojnë seriozitetin e KEDS-it që të investojë fuqishëm në rrjetin e shpërndarjes, të trashëguar në gjendje mjaft të rëndë që kur distribucioni ishte aset publik. Planifikohet të investohen 110 milionë euro brenda periudhës 5 vjeçare dhe 300 milionë euro në periudhën 15 vjeçare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)