24 Prill 2024

Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të shpallen vende të sigurta

Berlin, 28 korrik - Zyrtarët gjermanë kërkojnë rritjen e masave për trajtimin e numrit në rritje të azilkërkuesve nga Ballkani, duke përfshirë rivendosjen e vizave, apo duke i deklaruar vendet e origjinës së emigrantëve, si vende të sigurta.

BBC raporton se në këto ditë ndjehet një presion i madh mes zyrtarëve në Gjermani, për shkak të një rritje të madhe të kërkesave për azil të këtij viti, apo dhe incidenteve lidhur me këtë fenomen. Jo më larg se dje, në periferi në Drezden, makina e këshilltarit Michael Richter, i cili kishte ndihmuar refugjatët, u hodh në erë.

Në këtë mënyrë, zyrtarët gjermane kërkojnë që Shqipëria, Kosova dhe Mal të Zi të shpallen vende të sigurta.

Propozimet vijnë pasi që kur Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia u shpallën \"vende të sigurta\" në dhjetor, rritja e azilkërkuesve nga këto vende ishte vetëm 12%, bëri me dije Zyra Federale e Gjermanisë për Migrim dhe Refugjatë (BAMF).

Sipas zyrës gjermane të emigracionit, numrat e azilkërkuesve  nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, janë rritur në krahasim me vitin e shkuar me 515%. Por një klasifikim i “sigurt”  i këtyre shteteve, e bën më të lehtë që autoritetet gjermane t’i dërgojnë sërish mbrapsht nëpër vendet e origjinës azilkërkuesit.

Në të kundërt, nëse këto vende do të shpallen si të rrezikshëm, atëherë do të jetë më e vështirë që të provohet nëse aplikantët janë vërtetë viktima të persekutimit mbi baza politike, fetare ose etnike.

Madje, për të parandaluar valën e këtyre emigrantëve të paligjshëm, një tjetër masë që mendohet të merret nga vendet  e unionit është rivendosja e vizave. Megjithatë pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian, përfshirë Gjermaninë, janë pjesë e “Shengenit”, çka lejon lëvizjen e pakufizuar. Por një ndryshim i këtyre rregullave do të kërkonte një vendimmarrje të re me votim në instancat më të larta të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)