28 Mars 2024

OKB-ja “njeh” Republikën e Kosovës

New York, 28 korrik - Aplikimi i Kosovës në UNESCO është bërë sebep që OKB-ja ta “njohë” Republikën e Kosovës.

Misioni i Kombeve të Bashkuara e ka bërë argatin, duke e dërguar aplikacionin në UNESCO, në emër të Republikës së Kosovës.

Ndonëse përfaqësues të institucioneve të Kosovës vazhdojnë të insistojnë se pas shpalljes së pavarësisë UNMIK-u nuk ka rol në Kosovë, ata ende vazhdojnë t’i shfrytëzojnë mekanizmat e tij.

Jo rrallë UNMIK-u është vlerësuar edhe si mbetje që lufton shtetin e Kosovës. Zyrtarë të UNMIK-ut dhe të Qeverisë së Kosovës nuk kanë pranuar të komentojnë përkitazi me këtë çështje, derisa analistët kanë thënë se aktualizimi i UNMIK-ut në Kosovë është kundërthënës për vetë metodën dhe qasjen që ka mbajtur qeveria në raport me këtë mision, shkruan sot “Koha Ditore”.

Stema dhe mbishkrimi “Republika e Kosovës” figurojnë në letrën të cilën zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ia ka dërguar UNMIK-ut në mënyrë që përmes tij ta bëjë aplikimin në UNESCO. Letra i drejtohet drejtoreshës së përgjithshme të kësaj agjencie të specializuar.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)