28 Mars 2024

Kosova vend burim dhe destinacion për trafikimin e qenieve njerëzore

Washington, 27 korrik - Në raportin e Departamentit të Shtetit përtrafikun njerëzor për këtë vit, Kosova klasifikohet si edhe një vit mëparë, në shkallën e dytë, në një sistem me tre shkallë.

Kosova,thuhet në raport, është një vend burim dhe destinacion për trafikimin eqenieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar.

Shumicae viktimave të trakikut seksual në Kosovë janë vajza, megjithëse grupetkriminale në Kosovë, detyrojnë edhe femra nga Shqipëria, Serbia,Rumania dhe vende të tjera evropiane për prostitucion.

Gratë dhe vajzat i nënshtrohen trafikimit seksual në shtëpitë private dhe apartamente, klube nate dhe sallone masazhi.

Trafikantëtu premtojnë punësim femrave si valltare apo këngëtare në restorante pori detyrojnë viktimat të trafikohen seksualisht.

Fëmijë ngaKosova dhe vendet fqinjë detyrohen të dalin në rrugë dhe të lypin brendavendit. Trafikantët i bëjnë qytetarët e Kosovës subjekt iprostitucionit dhe punës së detyruar në gjithë Evropën.

Korrupsioniqeveritar krijon kushtet që mundësojnë disa lloj krimesh trafikimi.Disa oficerë policie, zyrtarë të ministrisë së punës dhe zyrtarë tëtjerë të qeverisë janë akuzuar ose dënuar për krime trafikimi.

Qeveriae Kosovës nuk i plotëson krejtësisht standardet minimale për eliminimine trafikut, thuhet në raport por gjithsesi po bën përpjekje tëkonsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë dhe për këto arsye është nëgrupin e vendeve të shkallës së dytë

Qeveria e rriti numrin erasteve të shpalljeve fajtorë për trafikime, por dënimet që u dhanëishin të buta dhe qeveria ndoqi penalisht më pak të dyshuar për trafik.Qeveria i rriti fondet për mbrojtjen e viktimave po nuk arriti tëkrijojë një fond për kompensimin e viktimave që parashikohet nga ligjidhe në raport sugjerohet që ligji për mbrojtjen e viktimave të zbatohetplotësisht, përfshirë fondin për kompensim.

Qeveria ka identifikuar më pak viktima krahasuar me periudhën që përfshinte raporti i mëparshëm.

Departamentii Shtetit bën thirrje që Kosova të hetojë, ndjekë penalisht dhe tëdënojë me forcë trafikantët, përfshirë zyrtarë të implikuar.

Nëraport sugjerohet që të mbahen kurse kualifikimi anti-trafikim përgjykatësit, prokurorët dhe organet e rendit, të intensifikohenpërpjekjet për të identifikuar dhe ndihmuar fëmijët që detyrohen tëlypin. 

Po ashtu mes rekomandimeve bëhet thirrje që t’u krijohet mundësia viktimave të trafikimit që të shkojnë në strehat e sigurta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)