29 Mars 2024

Merkel sot nis vizitën në Shqipëri

Tiranë, 8 korrik - Në kuadër të një turneu ballkanik, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nis sot vizitën e saj zyrtare në Shqipëri me një axhendë të ngjeshur takimesh.

Ajo do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, e më pas do të diskutohet në nivel delegacionesh. Po të mërkurën kancelarja Merkel dhe kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi, njoftojnë mediet vendëse.

Kancelarja Merkel do të pritet dhe nga presidenti Bujar Nishani dhe vizita e saj në Tiranë do të mbyllet me një fjalim përshëndetës në një konferencë për ekonominë në \"Tirana Business Park\".

Kjo është vizita e parë e një kancelareje gjermane në Shqipëri pas asaj të kancelarit Schroeder në vitin 1999 dhe sipas analistëve tregon vëmendjen që i kushton Gjermania jo vetëm Shqipërisë, por edhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)