26 Prill 2024

Kina do të eksportojë në Europë trenin e parë me shpejtësi të lartë

Pekin, 8 korrik - Treni me shpejtësi të lartë i prodhuar nga kompania kineze LORIC-it në Zhuzhou është gati për eksport drejt Maqedonisë. Ky shënon rastin e parë të hyrjes së një mjeti të tillë në tregun europian.

Në krahasim me lokomotivën elektrike, metrotë dhe trenat e zakonshëm, teknologjia e trenit me shpejtësi të lartë është më e komplikuar.

Treni që pritet të eksportohet në Maqedoni është mjeti i parë i këtij lloji që hyn në tregun e Europës, pas përmbushjes së standardeve teknike europiane.

Sipas Chen Xihong, zv.kryeinxhinierit të kompanisë LORIC, shpejtësia e këtij trenit kinez është 160km/h, duke kaluar shpejtësinë e kërkuar nga Maqedonia prej 140km/h. Kjo do të sjellë më shumë siguri, por edhe më shumë hapësirë për rritjen e shpejtësisë në të ardhmen.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)